Prishtinë, 27 tetor 2026 07:12
Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë të përgatitura për të nisur operacione të reja dhe potencialisht të mëdha ushtarake kundër Iranit, nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, jep urdhrin.
Sipas CNN, dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se ushtria amerikane mund të nisë një operacion të tillë brenda 96 orëve nga momenti kur të marrë urdhrin presidencial. Sipas tyre, forcat e nevojshme tashmë janë të dislokuara në rajon.
Operacioni i mundshëm do të ishte më i gjerë se sulmet e mëparshme amerikane ndaj kapaciteteve iraniane, të cilat kryesisht kishin në shënjestër radarë, lëshues raketash dhe pajisje të tjera që Irani mund t’i zëvendësonte relativisht shpejt.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se Komanda Qendrore e SHBA-së dhe Pentagoni po përgatisin një listë të gjerë objektivash në Iran, ku përfshihen infrastruktura energjetike, objektiva ushtarake dhe objekte bërthamore.
Një prej zyrtarëve të cituar nga CNN e ka përshkruar operacionin e mundshëm si një “përpjekje të madhe”, ndërsa disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë kanë vlerësuar se çështja mund të jetë më shumë “kur” sesa “nëse” Trump do të japë urdhrin.
Megjithatë, Trump ende nuk ka marrë vendim përfundimtar. Sipas burimeve të CNN, një operacion i madh mund të ndodhë para fundit të vitit, por skenari që shihet si më i mundshëm është pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që mbahen më 3 nëntor.
Ndërkohë, inteligjenca amerikane vlerëson se Irani dhe rebelët Houthi në Jemen po e marrin seriozisht mundësinë e sulmeve të reja amerikane dhe izraelite. Në rast të një sulmi, ata pritet të kundërpërgjigjen ndaj personelit dhe objekteve amerikane në rajon dhe potencialisht edhe më gjerë.
Në të njëjtën kohë, SHBA-ja pritet të reduktojë praninë e saj diplomatike dhe ushtarake në disa pjesë të Lindjes së Mesme. Personelit ushtarak joesencial që pritej të dërgohej në rajon u është thënë të mos udhëtojë, një tjetër sinjal për rritjen e shqetësimeve për një përshkallëzim të mundshëm.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar raportimet për planet ushtarake, ndërsa Pentagoni ka theksuar se detyra e tij është të përgatisë dhe të zbatojë opsionet ushtarake që urdhërohen nga presidenti.

Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin