Pekin, 30 Gusht 2025
Presidenti kinez, Xi Jinping, do të shoqërohet nga disa prej liderëve të shteteve më të sanksionuara të botës në paradën ushtarake të paralajmëruar për javën tjetër në Kinë. E pos liderëve të Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit dhe Birmanisë aty do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkruar “Reuters” të premten.
Kjo paradë për “Ditën e Fitores” më 3 shtator, shënohet në kujtim të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Do të jetë hera e parë që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, do të shihen bashkë përkrah Xi-së.
Analistët kanë vlerësuar se qëllimi i paradës është që të demonstrojë ndikimin e presidentit kinez në përpjekjen për ndryshim të rendit botëror, të udhëhequr prej Perëndimit.
“Xi Jinping po përpiqet të tregojë se është i fuqishëm, se ka pushtet dhe është i pranueshëm në Kinë”, ka thënë Alfred Wu, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit. “Kur Xi ishte lider rajonal, ai e pa Putinin dhe pa një lider nga i cili mund të mësojë – dhe tani ai është lider botëror. Me Kimin në krah, po ashtu, Xi do të shfaqet po ashtu si lider botëror”.
Sipas analistëve, ky koalicion i shteteve bazohet në dëshirën për të prishur rendin botëror të udhëhequr nga Perëndimi dhe ka bërë përpjekje që t’i minojë interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sidomos për shkak të Tajvanit. Këto shtete janë munduar t’i ndihmojnë njëra-tjetrës kur po përballen me valët më të rënda të sanksioneve.
I vetmi lider nga shtetet perëndimore do të jetë Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë së Bashkimit Evropian. Fico ka qenë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka vizituar Moskën pavarësisht nisjes së luftës ndaj Ukrainës.
E Vuçiqi po ashtu vizitoi Moskën në maj dhe ruan raportet e mira me Rusinë e Kinën edhe pse thotë se Serbia pretendon t’i bashkohet BE-së.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona