Prishtinë, 28 gusht 2025
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës, Rene Troccaz, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet e procesit zgjedhor lokal të planifikuar të mbahet më 12 tetor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, Radoniqi e informoi Troccaz-in mbi hapat konkretë që institucioni ka ndërmarrë, si dhe për aktivitetet që janë duke u zhvilluar aktualisht për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e standardeve demokratike në Kosovë.
Në takim morën pjesë edhe Gabrielle Juve, redaktore për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të Francës, si dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Nga ana tjetër, i dërguari francez Troccaz e vlerësoi punën e KQZ-së si një institucion i pavarur dhe shprehu mbështetjen e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri