28 gusht, 2025
Përdorimi i pajisjeve efiçiente të energjisë po konsiderohet kyç për garantimin e një sistemi më të qëndrueshëm energjetik në Kosovë. Gjatë viteve të fundit, mijëra familje janë mbështetur për blerjen e këtyre pajisjeve, ndërsa së fundmi Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike.
Kjo shumë do të përdoret për të rimbursuar deri në fillim të shtatorit rreth 1,500 përfitues individualë dhe biznese. Investimi në pajisje të tilla shihet si tejet i rëndësishëm, sidomos në kohën kur çmimi i energjisë elektrike është rritur dhe konsumi pritet të shtohet me uljen e temperaturave.
Pronarë të bizneseve në industrinë solare theksojnë se përdorimi i paneleve fotovoltaike ka ulur ndjeshëm faturat e energjisë për qytetarët. “Kosova ka kushte të mira për shfrytëzimin e energjisë solare dhe rrezatimi është mbi 40% më i lartë se në Gjermani”, tha Xhevat Muqa, pronar kompanie me produkte solare.
Edhe ekspertët e energjisë theksojnë se pajisjet moderne për ngrohje do të ndikojnë pozitivisht në sigurinë e furnizimit. “Pajisjet efiçiente shpenzojnë dukshëm më pak energji elektrike dhe nuk rrezikojnë furnizimin”, u shpreh njohësi i energjetikës, Lulzim Beqiri.
Në total, Bashkimi Evropian ka ndihmuar me 75 milionë euro sektorin energjetik në Kosovë. Sipas Zyrës së BE-së, deri tani janë ndihmuar 200 mijë familje për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi, ndërsa mbi 40 mijë familje dhe 154 biznese janë pajisur me teknologji për kursim energjie dhe panele solare.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante