27 gusht, 2025
Partia Lidhja e Kosovës ka njoftuar se një nga simpatizantët e saj, Sasha Vuloviq nga Zubin Potoku, është ndaluar nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) në pikën kufitare Shpilani ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe është dërguar në Novi Pazar.
Sipas njoftimit, ndalimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, derisa Vulović udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Atij i vihet në barrë se ka nxitur djegien e lokalit të Milosg Peroviqit, kandidat i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut.
Lidhja e Kosovës thekson se Vuloviq nuk ka qenë i angazhuar politikisht dhe se akuzat ndaj tij janë të pabazuara. “Në vend që të kapen autorët e sulmeve, goditen simpatizantë që nuk kanë pasur asnjë rol në ngjarje”, thuhet në reagimin e partisë, e cila e sheh këtë si presion politik para zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Sipas njoftimit, Vuloviq është dërguar në Novi Pazar, ku i është caktuar ndalim prej 48 orësh. Partia kujton se vetëm dhjetë ditë më parë kishte shpërthyer zjarr në lokalin e kandidatit të Listës Serbe, ndërsa policia nuk kishte konfirmuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm.
Lidhja e Kosovës paralajmëron për rritjen e fushatës së Listës Serbe të mbështetur nga Beogradi zyrtar dhe shpreh shqetësime për sigurinë e komunitetit serb në prag të zgjedhjeve.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante