Prishtinë, 26 Gusht 2025
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se bashkëpunimi politik e institucional është një domosdoshmëri, duke shprehur shpresën që ai të vijojë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përgëzuar Bashën për marrjen e detyrës së re, duke i uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive.
Po ashtu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së tij, duke e uruar për postin e ri dhe duke theksuar rëndësinë e ecjes përpara në formimin e institucioneve të Kosovës.
Mesazhe urimi për Bashën kanë ardhur edhe nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili i dëshiroi suksese në drejtimin e legjislativit kosovar.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti