24 gusht, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku është takuar me të rinj e të reja që ajo i cilësoi si udhëheqësit e ardhshëm të Evropës. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka ndarë momente nga ky diskutim, duke theksuar se temë kryesore ishte roli i Kosovës si kontribuese aktive për paqe dhe siguri.
“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se me guximin për të qëndruar krah atyre që mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to, Evropa forcon unitetin dhe sigurinë e saj.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante