Prishtinë, 22 Gusht 2025
Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, vlerësoi rolin e diasporës kosovare në Gjermani si faktor kyç për lidhjet mes dy vendeve.
“Pjesë e programit tim të vizitës është, natyrisht, edhe tema e diasporës. Vendet tona janë të lidhura në një mënyrë të veçantë përmes saj. Diaspora kosovare në Gjermani përbëhet nga mbi gjysmë milioni njerëz – një lidhje e fuqishme dhe e qëndrueshme mes dy shoqërive tona,” tha Saathoff.
Ai shtoi se migrimi dhe diaspora luajnë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin për zhvillim me Kosovën dhe se vizita e tij synon të krijojë një pasqyrë më të qartë të potencialit që diaspora ka për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante