Prishtinë, 22 gusht 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten, më 21.08.2025, ka certifikuar grupin e katërt me 33 subjekte politike dhe 4,913 kandidatë për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njoftuan lidhur me zbatimin e vendimit të PZAP-it, të datës 18.08.2025 për certifikimin e subjektit politik “Lidhja e Prishtinës” dhe 56 kandidatëve të saj për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për decertifikimin e një kandidati nga radhët e subjektit politik të certifikuar “E VËRTETA” dhe në vend të tij certifikimin e një kandidati tjetër.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të katërt me 33 subjekte politike, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është: 4,913 kandidatë, prej të cilëve 156 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 4,757 për anëtarë të kuvendeve komunale.
Po gjatë kësaj mbledhjeje KQZ nuk certifikoi subjektit politik Lista Serbe dhe Srpska Demokratija.
Gjithashtu, KQZ nuk e certifikoi kandidatin e PDK-së për kryetar të Deçanit, për shkak të angazhimit të tij në Ministrinë Jashtme dhe të Diasporës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë