Prishtinë, 21 gusht 2025
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se qëndrimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe i Lëvizjes Vetëvendosje për Listën Serbe është i qartë dhe i pandryshuar.
Kryeziu tha se Lista Serbe nuk mund të trajtohet si parti e zakonshme politike në Kosovë, pasi që kryetari i saj de facto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq.
“Me 23 dhjetor të vitit të kaluar, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare. Prej atëherë, Lista Serbe nuk është bërë më e mirë, përkundrazi. Ka informacione, të dhëna, fakte dhe argumente të shumta që dëshmojnë qartë se kjo nuk është aspak parti e zakonshme apo normale. Kryetari i saj de fakto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq, ndaj të cilit ka aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku”, tha Kryeziu.
Ai theksoi se strukturat ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë politike në Kosovë, ndërsa komuniteti serb në vend ka mundësi të tjera përfaqësimi.
“Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë vetëm një parti politike. Janë 12 subjekte të tjera serbe që tashmë janë certifikuar për zgjedhjet lokale të tetorit. Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila përfaqëson interesat e Beogradit, jo të qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Kryeziu.
Ai kujtoi se më 29 qershor 2023, Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”, për çka, sipas tij, u kritikua ashpër, por thotë se koha tregoi se vendimi ishte i drejtë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik. Qeveria nuk ndalon partitë politike, as Listën Serbe. Por i takon KQZ-së të mos i certifikojë ato dhe prokurorisë e gjyqësorit të veprojnë mbi bazën e informacionit dhe evidencës së bollshme që kanë organet e sigurisë dhe të inteligjencës”, tha ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë