20 gusht 2025
Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës “Ibrahim Shabani” në fshatin Vojnoc të Shtimes. Segmenti i gjatë mbi dy kilometra po realizohet me një investim prej 420 mijë euro, të financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Rruga do të lidhë më lehtë qytetarët e kësaj zone me Lipjanin, Shtimen dhe Ferizajn.
Kryetari i komunës, Qemajl Aliu, tha se kjo ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve dhe theksoi se projekti pritet të përfundojë në fillim të muajit tetor.
“Fshati Vojnoc në të kaluarën nuk ka pasur investime të mjaftueshme. Kjo rrugë, e ndërtuar menjëherë pas luftës dhe kurrë e mirëmbajtur, ka qenë një nevojë urgjente për banorët. Projekti kushton 420 mijë euro dhe sipas operatorit do të përfundojë në fillim të tetorit”, tha Aliu.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se banorët e kësaj zone meritojnë infrastrukturë moderne.
“Rivitalizimi i kësaj rruge, që mban emrin e dëshmorit Ibrahim Shabani, është e drejtë dhe nevojë e qytetarëve. Infrastruktura e mirë rrit mirëqenien dhe dinjitetin e fshatit Vojnoc”, deklaroi Kurti.
Punimet janë paraparë të zgjasin rreth një muaj e gjysmë dhe përfundimi i tyre do të lehtësojë lëvizjen mes komunave të rajonit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari