Prishtinë, 19 Gusht 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dërzuar kërkesë për caktim tëmasës së paraburgimit ndaj Sinisha Spasiq, i dyshuar për krime lufte në fshatin Reznik të Vushtrrisë.
Sipas kërkesës, thuhet se Spasiq së bashku me pjesëtarëtë tjerë të uniformuar me uniforma të policisë, në fshatin Reznik të Vushtrrisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, respektivisht me datë 6 prill 1999 gjatë aksionit mirë të organizuar fillojnë zbatimin e urdhrave.
Tutje, thuhet se urdhrat përfshinin plaçkitjen, djegien e shtëpive, si dhe duke vrarë civilë të paarmatosur në Reznik dhe atë: I.U., M.U., B.U., F.U., S.U dhe F.U., e ku më pas e kishin marrë me dhunë viktimën B.U, që fillimisht e maltretojnë dhe më pastaj e dhunojnë.
Andaj, për këto veprime Spasiq po dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, e paraparë me nenin 142 dhe 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Për këtë rast, tashmë është duke u mbajtur seanca dëgjimore për caktim të masës së sigurisë.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante