Prishtinë, 18 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e tij gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kjo është bërë jo vetëm gjatë mandatit qeverisës, por edhe në kohën kur ai ka qenë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti u shpreh se pyetjet e vazhdueshme lidhur me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lënë të nënkuptohet se aktgjykimi i fundit mund të jetë i pazakonshëm ose i padrejtë.
“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të cilin Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesni sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.
Ai kritikoi edhe mënyrën e publikimit të aktgjykimit të fundit, duke kujtuar se më 8 gusht u bë publik vetëm njoftimi, ndërsa vendimi i plotë ende nuk është dorëzuar.
“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe, për dallim nga 26 qershori, e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po presim aktgjykimin e plotë. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë të plotë, do ta japim vlerësimin tonë meritor. Nuk është mirë që kemi këtë vonesë, sepse sipas bindjes sime ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi dhe atij të 26 qershorit, të dhënë nga e njëjta përbërje e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Aktualisht, njoftimi i aktgjykimit është bërë publik më 8 gusht, por vendimi i plotë ende nuk është botuar në Gazetën Zyrtare. Kjo po vonon thirrjen e mbledhjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj