18 gusht, 2025
Kryetari i partisë Serbia Qendër (SRCE), gjenerali Zdravko Ponosh, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, çfarëdo që të planifikojë të bëjë në ditët në vijim, nuk e kupton thelbin dhe thellësinë e krizës në të cilën e ka futur vendin, ndërsa hapat e tij janë menduar së bashku me drejtorët e policisë dhe të BIA-s.
„Ai nuk po tregon as vullnet, as dije dhe as aftësi për ta zgjidhur këtë krizë në mënyrë të arsyeshme dhe sistematike. Vuçiq dukshëm beson se kjo mund të zgjidhet me forcë. Por kjo nuk është e mundur“, ka thënë Ponosh për Danas, duke komentuar masat që presidenti i Serbisë i ka paralajmëruar për ditët e ardhshme dhe „vendimet e papritura kundër ‘bandave’ në rrugët tona“, që sipas tij, do të zbatohen nga organet shtetërore brenda tre deri në katër ditësh.
“Pa strategji, vetëm frikësim”
Sipas Ponosit, askush nuk mund ta zgjidhë këtë situatë me forcë, sado e madhe të jetë ajo, ndërsa Vuçiq mendon se mundet dhe prandaj mbështetet tek drejtori i policisë, Dragan Vasiljeviq, si krahu i tij i djathtë.
„Ai, si zakonisht, nuk ka strategji. Me taktika të drejtpërdrejta përpiqet të realizojë vizionet e tij problematike. Edhe këtë herë po vepron njësoj. Nuk ka qasje sistematike – dhe si të ketë, kur e ka çmontuar sistemin. Kryeministri Gjuro Macut, në vend që të betohej se do t’i shërbente popullit, duket sikur është betuar të heshtë për çështjet shtetërore. Ivica Dacic shikon si të shmanget nga zinxhiri i komandimit dhe në paraqitjet e Vuçiqit duket sikur është aty me detyrim. Ndërsa Vuçiq komandon drejtpërdrejt policinë“, ka theksuar ai.
“Njësi terroriste shtetërore”
Ponosh ka vlerësuar se arrestimet masive dhe përhapja e frikës janë e vetmja “strategji” e pushtetit.
„Gjithë kohën po i mprehin mjetet për këtë punë, por vetëm e përkeqësojnë situatën. Ata mendojnë se këtë prishje mund t’ua rregullojë ndonjë Marko Kriçak me njësinë e tij parapolicore, që në fakt është njësi terroriste shtetërore“, ka theksuar ai.
Përkufizimi i terrorizmit
Ai kujtoi se Vuçiq në konferencën për shtyp ka cituar përkufizimin e terrorizmit nga Kodi Penal, duke përgatitur terrenin për arrestimet që pritet të ndodhin. Por, sipas tij, kur ligji shihet me kujdes, përkufizimit i përgjigjet pikërisht ajo që po bën pushteti.
„Kush, me qëllim që të frikësojë seriozisht popullsinë, ose ta detyrojë Serbinë të bëjë ose të mos bëjë diçka, ose të dëmtojë rëndë strukturat themelore kushtetuese, politike, ekonomike ose shoqërore të Serbisë – ndërmerr sulm ndaj jetës, trupit ose lirisë së dikujt, shkatërron një objekt shtetëror ose publik, sistem transporti, infrastrukturë, përfshirë edhe sistemet informatike, pasuri publike ose private, në mënyrë që mund të rrezikojë jetën e njerëzve ose të shkaktojë dëm të madh ekonomik – ai konsiderohet terrorist sipas ligjit“.
„Gjendja e jashtëzakonshme e pashpallur që po zbatohet në praktikë është në fakt terrorizëm shtetëror“, ka përfunduar Ponosh.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj