Prishtinë, 18 Gusht 2025
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet S.C. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S.C. akuzohet se ka nxitur urrejtje ndërmjet grupeve etnike në Kosovë përmes veprimeve publike të tij gjatë një feste me karakter fetar.
“I pandehuri S.C., më 10.06.2025, në Komunën e Shtërpcës, me dashje dhe qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, i pandehuri ka kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.
“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale që i vihet në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjit në fuqi”, përfundon njoftimi.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë