18 gusht, 2025
Drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Genc Metaj, ka deklaruar se Kosova është përballur me një situatë të rënduar nga zjarret në fillim të muajit gusht.
Sipas tij, vetëm gjatë javës së dytë të gushtit janë regjistruar mesatarisht 90 vatra zjarri në ditë, ndërsa në javën e parë të muajit ishin rreth 60 vatra në ditë.
“Kemi pasur zjarre shumë të rënda në disa fshatra afër qyteteve, por edhe në zona malore, ku përhapja e flakëve ka qenë e shpejtë, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë djegien e shtëpive”, tha Metaj në një intervistë për RTK.
Ai theksoi se një pjesë e madhe e zjarreve dyshohet se janë të qëllimshme.
Nuk janë vetëm temperaturat e larta dhe materiali i thatë shkaktarët kryesorë. Një pjesë e konsiderueshme e zjarreve po ndizen qëllimisht, shpesh për arsye biznesore ose nga bujq që djegin arat për t’i punuar më lehtë”, shtoi Metaj.
Drejtori i Agjencisë paralajmëroi se rreziku për përhapjen e vatrave të mëdha mbetet shumë i lartë për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të ngarkuar me bimësi të thatë.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind