Prishtinë, 16 Gusht 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar 50 autoblinda nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë bëri të ditur se këto mjete do të përdoren nga FSK-ja në kapacitet të plotë operacional.
“Kosova, duke shfrytëzuar burimet e saj mbrojtëse, do t’i fusë këto autoblinda në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të sigurisë së dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili të premten shpërndau fotografi nga ceremonia e pranim-dorëzimit, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës, e cila është e bazuar në modelin e ushtrisë së SHBA-së”, u shpreh Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj