Prishtinë, 16 Gusht, 2025
Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka folur mbi mashtrimet që presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon t’i bëjë si pjesë e lojës politike për të forcuar pushtetin e tij duke përdorur Listën Serbe si dorë e zgjatur për bllokimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe njëkohësisht duke u ankuar te ndërkombëtarët se për këtë fajtore është Prishtina zyrtare.
“Dy vitet e fundit, Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe shpenzuan mund e energji duke bllokuar institucionet në veri të Kosovës, vazhdimisht duke u ankuar dhe duke ushtruar presion ndaj vendeve të QUINT-it me narrativën se Kosova duhet të lëshojë pe. Rezultati? Vetëm humbje kohe për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe vetëm një përpjekje e dështuar për ta paraqitur veten si “mbrojtës” të serbëve të Kosovës.
Sot, i njëjti Vuçiq e kthen Listën Serbe në garën zgjedhore të 12 tetorit, duke e “legalizuar” gjendjen që vetë e krijoi me bojkot. Ky është Vuçiqi: fillimisht i nxjerr serbët nga institucionet, më pas i kthen aty, duke përdorur këtë lëvizje si kartë negociuese me SHBA dhe BE”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, duhet të pranojmë që qeveria e RKS me institucionet e sigurisë vepruan drejt që nuk ranë pre e këtij presioni politik e diplomatik.
“Rezistuan ndaj lojës së Vuçiqit, duke ruajtur integritetin institucional dhe duke mos lejuar që veriu të përdorej si mjet pazari politik. Ky qëndrim i vendosur ka qenë vendimtar për të mos i dhënë Beogradit avantazhin që e kërkoi”, tha ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj