Prishtinë, 16 Gusht 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar me procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.
Në mbledhjen e së shtunës, KQZ-ja mori vendime për certifikimin e grupit të tretë me gjithsej 39 subjekte politike, prej të cilave 25 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Në rend dite për certifikim ishte edhe iniciativa qytetare “Lidhja e Prishtinës” me 56 kandidatë për Kuvendin Komunal në Prishtinë, por ajo nuk arriti të marrë së paku tetë vota, pasi u kundërshtua nga përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti. Ai shfaqi vërejtje për ngjashmërinë e emrit me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë kërkoj që kjo mos të kalojë sot. Duhet të kërkohet nga ajo iniciativë qytetare që të ndryshojë emërtimin, sepse është sinonim i pastër i brendit të LDK-së. Gjithçka është identike me atë të vitit 2021, që po ashtu nuk e kemi certifikuar,” tha Hamiti.
Ndërkaq, rekomandimi për subjektin tjetër “Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve” u tërhoq, pas vërejtjeve se duhet rishikuar emërtimi për shkak të një gabimi gjuhësor – ku në fjalën “shqipëtarëve” është përdorur një “ë” e panevojshme.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte është 380, prej të cilëve 25 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 355 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj