16 gusht, 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se çdo qytetar i Kosovës që regjistrohet për të votuar me postë nga jashtë vendit, nuk do të mund të votojë fizikisht në vendvotimet brenda Kosovës në ditën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se kjo është një kërkesë ligjore, sipas së cilës emrat e atyre që regjistrohen për të votuar nga jashtë hiqen nga listat e votuesve që shpërndahen në Kosovë. Emrat e tyre do të figurojnë vetëm në listën e votuesve jashtë vendit.
Elezi theksoi se, në rast se ndonjë votues i regjistruar për votim jashtë Kosovës kërkon të rikthehet në listën e brendshme për të votuar në vendlindje, ai mund të parashtrojë kërkesë në KQZ deri në 24 orë para përfundimit të periudhës për kundërshtimin e listës së votuesve.
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 është hapur më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 gusht. Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, këtë herë votimi do të zhvillohet vetëm përmes postës, pa mundësi në përfaqësitë diplomatike.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës