Prishtinë, 15 Gusht 2025
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një intervistë lamtumirëse për Radio Televizionin e Kosovës, në përfundim të mandatit të tij diplomatik. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën dhe shprehu optimizëm për të ardhmen e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Ai nënvizoi se Kosova ka bërë përparim dhe se ai mbetet optimist për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ambasadori përmendi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke kujtuar trashëgiminë e ndërmjetësimit të Martti Ahtisaarit dhe përkushtimin afatgjatë të Finlandës ndaj Kosovës. “Gjatë mandatit tim, kam dashur të sigurohem që bashkëpunimi bilateral të jetë gjithëpërfshirës. Kemi investuar shumë në përmirësimin e tregtisë dhe në ndarjen e përvojave rreth integrimeve,” shtoi ai.
Ai foli edhe për rolin e Finlandës në mbështetjen e Kosovës për integrimin në BE dhe NATO. “Jemi ndër përkrahësit më të afërt dhe më të mëdhenj të Kosovës në çdo nivel, nga Brukseli deri te forumet dypalëshe. Kemi ndarë përvojat tona për ndërtimin e kapaciteteve institucionale që i nevojiten një shteti në rrugëtimin e tij drejt anëtarësimit”, tha ai.
Nissinen vlerësoi hapat pozitivë që ka ndërmarrë Kosova, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe në raportet vjetore që tregojnë përparim të qartë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj