Mitrovicë e Veriut, 15 gusht 2025
Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq, përveç Listës Serbe, po shfaqen edhe kandidatë të rinj dhe subjekte të reja të opozitës të cilat do t’ia mësyjnë garës zgjedhore me 12 Tetor
Në Mitrovicën Veriore Milan Radojeviq ish-kryetar komune u nominua kandidat nga radhët e Listës Serbe (SL). Kundërkandidatët e tij do të jenë Branko Veselinoviq, punonjës shëndetësor në pension, i cili u nominua nga Lëvizja Popullore Serbe (SNP), Aleksandar Arsenijević u nominua për Demokracinë Serbe (SD) (dyshohet se në posedim të tij u gjet një sasi e madhe armësh, të cilat ai pretendon se i janë vendosur kundër tij). Marko Jakshiq ish-punonjës i gjykatës së Kosovës, i cili dha dorëheqjen dy vjet më parë së bashku me punonjës të tjerë, u nominua nga Iniciativa Qytetare Veri (GIS) e sapothemeluar.
Për Zubin Potokun, në garë kundër Millosh Peroviqit të Listës Serbe do të jenë kandidati i Lëvizjes Popullore Serbe SNP, Milija Bishevac (kryetar i partisë). Nga radhët e Unionit të Serbëve të Kosovës, Stevan Vuloviq – ish-kryetar i komunës dhe vëllai i Srgjan Vulloviqit, dhe ish-kryetar i Listës Serbe. Nga Demokracia Serbe, Danilo Maslak.
Në Zveçan, Lista Serbe kandidon me Dragisha Miloviçin – një mjek, makina e të cilit u dogj disa vite më parë ndërsa bashkëpunonte me Oliver Ivanoviçin, dhe tani ai është anëtar i Listës Serbe). Kandidati nga Fronti i Demokracisë Serbe është Zoran Obrenoviq (pronar i pishinës së mbyllur Oaz).
Në Leposaviç, kandidati i Listës Serbe është Zoran Todiç – ish-kryetar komune, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Jablanoviqit dhe kryetar aktual i Organit të Përkohshëm sipas sistemit serb. Kandidati për Demokracinë Serbe është Vladimir Radosavljević (nënkryetar i partisë) dhe Vesna Radosavljeviq po kandidon për partinë SPP të Ministrit Nenad Rashiç.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj