15 gusht, 2025
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që i ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Nga ana tjetër, Gjykata ka dhënë shpjegimin e saj.
Si rrallë ndonjëherë, autoritetet e Kosovës janë mobilizuar ditëve të fundit dhe e kanë kundërshtuar njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale për të pranuar dokumente nga autoritetet e Serbisë në cilësinë e provave materiale.
Çfarë tha gjykata?
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paneli gjyqësor e ka marrë vendimin për pranimin e materialeve serbe më 29 maj dhe se u takon prokurorisë dhe mbrojtjes të zgjedhin se cilat prova duan t’i përdorin për të mbështetur rastet e tyre.
Ajo ka sqaruar se provat pranohen mbi parimin prima facie, që do të thotë “sipas përshtypjes së parë”, por kjo nuk nënkupton se ato do të përdoren domosdoshmërisht në aktgjykim.
“Paneli gjyqësor konstatoi se dokumentet në fjalë janë të rëndësishme, për shembull, për vlerësimin e ekzistencës së një konflikti të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe”, ka thënë Griep.
Ajo ka cituar panelin gjyqësor të ketë thënë se dokumentet janë autentike – me datë, vulë, titull, numër protokolli dhe të nënshkruara.
“Vlera provuese e këtyre materialeve do të varet, në masë të madhe, nga shkalla në të cilën pretendimet dhe informacioni që ato përmbajnë mbështeten ose kundërshtohen nga prova të tjera”, ka theksuar zëdhënësja.
Sipas dokumenteve të gjykatës, mbrojtja ka kundërshtuar pranimin e dokumenteve shtesë, duke argumentuar se dokumentet shtetërore serbe duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi më kritik për shkak të origjinës së tyre dhe se shumë prej tyre kanë lidhje minimale ose aspak me akuzat.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj