15 gusht, 2025
Bojkoti i regjistrimit të popullsisë në Kosovë tashmë po sjell pasoja serioze për komunitetin serb. Për shkak të pjesëmarrjes së ulët, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut do të paraqiten zyrtarisht me një numër dukshëm më të vogël banorësh, gjë që automatikisht nënkupton më pak para nga buxheti i Kosovës.
„Menduam se me bojkot do t’i dërgonim një mesazh Prishtinës, por doli që vetes ia mbyllëm derën. Në letër na ka më pak, prandaj do të na japin edhe më pak“, thotë Milan Jovanoviq nga Zubin Potoku.
Nga Leposaviqi vjen një ton i ngjashëm zhgënjimi. „Kur e kupton se për shkak të kësaj do të investohet më pak në shkollën tonë dhe në qendrën e shëndetit, pyes veten nëse ia ka vlejtur? Politika na ka kushtuar përsëri“, thekson mësuesja Dragana Petroviq.
Në Zveçan, qytetarët frikësohen nga pasojat afatgjata. „Kam frikë se tani do të thonë se këtu pothuajse nuk ka serbë, prandaj nuk ka nevojë të investohet. Kjo është e rrezikshme, sepse kështu na shtyjnë drejt zhdukjes“, thotë Marko, sipërmarrës privat.
Nga Mitrovica e Veriut, mesazhi është edhe më i ashpër. „Ne po e përjashtojmë vetën nga proceset, e pastaj ankohemi pse nuk jemi në tryezë. Regjistrimi është statistikë. Duhej të merrnim pjesë dhe të kërkonim të drejtat tona“, thotë Milena Stankoviq, studente.
Një analist politik nga Graçanica, i cili ka dashur të mbetet anonim, paralajmëron për një pamje më të gjerë: „Pa të dhëna zyrtare, bashkësia ndërkombëtare do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të arsyetojë programet e veçanta për serbët. Do të jemi të padukshëm në shifra, dhe kjo do të thotë edhe të padukshëm në buxhete dhe planet e zhvillimit.“
Përfaqësuesit e pushteteve lokale ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, por burime nga Mitrovica e Veriut thonë se tashmë po shqyrtohet mënyra se si fondet e humbura të zëvendësohen nga burime të tjera.
Për shumë qytetarë, pyetja është nëse sinjali politik që dërguan ia vlen koston ekonomike dhe shoqërore që do ta paguajnë në dhjetë vitet e ardhshme, deri në regjistrimin e radhës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj