15 gusht, 2025
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar më herët se në Kosovë janë regjistruar nëntë vatra zjarri aktive, ndërsa gjatë 12 orëve paraprake janë shënuar gjithsej 61 vatra, prej të cilave 52 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse.
Sipas AME-së, situata është e menaxhueshme dhe po monitorohet nga afër.
“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim me Njësitë e Zjarrfikësve, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës. Të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë në terren”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Institucioni ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.
Në Deçan, përveç vatrave të shumta, autoritetet po përballen edhe me mungesë të mjaftueshme të forcave zjarrfikëse.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante