Prishtinë, 14 gusht 2025
Klinika e Onkologjisë dhe Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë pranuar sot një donacion të rëndësishëm të pajisjeve mjekësore nga organizata joqeveritare “Cicat”, me synim përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e rasteve urgjente.
Pajisjet e dhuruara përfshijnë dy aparatura për ngrohjen e gjakut dhe disa karroca për transportin e barnave. Themeluesja e organizatës, Ermira Murati, u shpreh e lumtur për këtë kontribut, duke theksuar se donacioni është rezultat i një bashkëpunimi të nisur gjatë një rezidence artistike të mbajtur vitin e kaluar në kuadër të festivalit “Shliroj cicat”, dhe falë bujarisë së komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Ky është një donacion shumë i rëndësishëm për Klinikën e Onkologjisë dhe Emergjencën, rezultat i një angazhimi të madh të artistëve dhe anëtarëve të bordit tonë, si Ridvan Ademi e Kaltrina Ajeti, të cilët punuan pa u lodhur për ta bërë të mundur ankandin në Cyrih,” tha Murati.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, vlerësoi këtë ndihmë, duke theksuar se pajisjet e reja do të lehtësojnë punën e stafit mjekësor, do të përmirësojnë cilësinë e trajtimit dhe do të ulin kostot për familjarët e pacientëve.
Ky donacion shihet si pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës shëndetësore në vend, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve në fushat ku nevoja është më e madhe.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind