Prishtinë, 14 gusht 2025
Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka shtuar se gjatë ditës do të publikohet lista me të gjitha subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim.
Sipas Elezit, të enjten KQZ-ja do të vazhdojë me mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet certifikimi i grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit, si dhe listat e kandidatëve të tyre.
Mbledhja e KQZ-së është paraparë të mbahet në orën 14:00 (e enjte, 14 gusht) dhe në rend dite është certifikimi i 9 subjekteve politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 66 – nga të cilët 4 për Kryetarë të Komunave dhe 62 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj