Prishtinë, 14 gusht 2025
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamble komunale, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Në këtë listë përfshihen edhe kandidatë për komunat në veri të Kosovës.
PDK e ka dorëzuar dokumentacionin pak para skadimit të afatit ligjor. Në listën për kryetarë komunash janë gjithsej 33 kandidatë, prej të cilëve tre gra. Njëkohësisht, partia do të garojë me 36 lista për asamble komunale, me gjithsej 878 kandidatë – 555 burra (63%) dhe 323 gra (37%).
Sipas njoftimit të partisë, PDK në Kllokot dhe Mamushë do të marrë pjesë vetëm me listë për Asamblenë komunale, ndërsa në Graçanicë do të jetë pjesë e listës së përbashkët të të gjitha partive shqiptare.
Partia thekson se përqindja e grave në lista e rendit atë ndër partitë me “përfaqësimin më dinjitoz të grave në nivel kombëtar”, gjë që, sipas saj, dëshmon përkushtimin ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në politikë.
PDK u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të votojnë për “vizionin, programin dhe kandidaturat që garantojnë zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie në secilën komunë”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj