Prishtinë, 14 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.
Konferenca e Ambasadorëve, e cila edhe sivjet ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës të akredituar nga e gjithë bota, është mbajtur gjatë tri ditëve me sesione dedikuar planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Qeveria njoftoi se gjatë konferencës janë organizuan panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime të ndryshme gjatë të cilave u trajtuan tema si: “siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik i vendit, kërcënimet edhe rreziqet jokonvencioanle të sigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit dhe angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj