Vrbas, 13 Gusht 2025
Protesta janë duke u mbajtur nëpër Serbi të mërkurën në reagim të incidenteve dhe veprimeve të Policisë serbe në tubimet e së martës në Vrbas dhe Baçka Palanka. Në shumë qytete, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe janë mbledhur para zyrave të tyre, derisa në Novi Sad ata kanë përdorur fishekzjarrë me cak qytetarët protestues.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur para zyrave të partisë për të falënderuar njerëzit që ai ka pretenduar se këtë mbrëmje kanë dalë në mbrojtje para zyrave të partisë, raportoi Danas.
Në Beograd, xhandarmëria ka vendosur shirita për të ndaluar qytetarët e studentët.
Të martën përleshjet mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Qeverisë shënuan një përshkallëzim të tensioneve pas mbi nëntë muajsh demonstratash të vazhdueshme kundër Vuçiqit.
Mbështetësit e Qeverisë hodhën fishekzjarrë, gurë dhe shishe drejt protestuesve, e dhjetëra njerëz u lënduan. Incidente të ngjashme u raportuan në disa qytete. Protestat e udhëhequra nga studentët në Serbi filluan për herë të parë në nëntor.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj