Graçanicë, 13 Gusht 2025
Partitë më të mëdha shqiptare kanë vendosur të bëhen bashkë në një listë në garën zgjedhore komunale në Graçanicë.
Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojnë me iniciativën Aleanca Shqiptare.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i kësaj komune, Leutrim Ajeti, i cili është edhe kandidat për kryetar komune.
“Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkërisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjesëtarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore. Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i privilegjuar që emri im është i përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listës së përbashkët shqiptare”, ka shkruar ai në Facebook.
Ajeti tutje ka njoftuar se ditëve në vijim do të bëhet i ditur edhe programi qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.
“Program që do të përfshijë investim në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie e feje, sepse ALEANCA SHQIPTARE do t’ju shërbej të gjithëve”, ka shkruar ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj