Prishtinë, 13 Gusht 2025
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se nga 16 gushti, konsumatorëve që nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar në tregun e lirë, do t’u ndërpritet furnizimi me energji elektrike.
Në komunikatën për media, ZRRE bëri të ditur se ka marrë aktvendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ka refuzuar shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë.
“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit është në përputhje të plotë me legjislacionin, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë. Ftojmë të gjithë konsumatorët komercialë që ende nuk kanë lidhur kontratë, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar, pasi nga 16.08.2025 do të shkëputen nga rrjeti energjetik”, thuhet në njoftim.
Në mars të këtij viti, ZRRE njoftoi për daljen në treg të hapur të energjisë për bizneset e mëdha, vendim që prek mbi 1,000 kompani private.
Javë më parë, Gjykata Komerciale kishte anuluar këtë njoftim, duke e vlerësuar të vlefshëm për të gjitha bizneset, me arsyetimin se ato nuk janë të detyruara të dalin në treg të lirë. Ky vendim u mor pas padisë së kompanisë “Proex”, që pretendonte se vendimi i ZRRE-së ishte i paligjshëm.
Gjykata konstatoi se njoftimi i 12 marsit për liberalizim të tregut përbënte detyrim për palët dhe kishte efekte për të gjitha bizneset që kalojnë në treg të lirë, por nuk i plotësonte kriteret e një akti administrativ. Po ashtu, e konsideroi të kundërligjshme edhe pikën 4 të vendimit të 5 prillit, me arsyetimin se nuk përcaktonte qartë disa aspekte të kalimit të bizneseve në treg të lirë energjetik.

Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Shtyhet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit
Nga sot hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
Lubica Trifoviq: Shteti serb na vrau fëmijët tanë në Pejë!
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës