Prishtinë, 12 gusht 2025
Gjykata Komerciale e Shkallës së Dytë ka miratuar ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke refuzuar kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Sipas aktgjykimit, gjykata ka ndryshuar pikën IV të vendimit të mëparshëm të Gjykatës Komerciale – Shkalla e Parë, Departamenti për çështje administrative, të datës 29 korrik 2025, duke vendosur që kërkesa e paditësit për shtyrje të ekzekutimit të vendimit Nr. 272/23, të datës 5 prill 2025, si dhe njoftimit të ZRRE-së të datës 12 mars 2025, të refuzohet si e pabazuar.
Ky vendim përforcon zbatimin e masave për hapjen e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, sipas planit të ZRRE-së për krijimin e konkurrencës dhe rritjen e efikasitetit në këtë sektor.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante