Prishtinë, 12 gusht 2025
Dogana e Kosovës ka diplomuar sot 107 oficerë të rinj doganorë, në një ceremoni që u mbajt me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë institucionalë dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan rolin e Doganës në forcimin e sigurisë kufitare dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë ceremonisë u theksua se oficerët e sapodiplomuar do t’i shërbejnë vendit me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, duke kontribuar në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, si dhe në mbrojtjen e të ardhurave të shtetit.
Ky moment u cilësua si një hap i rëndësishëm në modernizimin e Doganës së Kosovës dhe në forcimin e kapaciteteve të saj operacionale.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante