Prishtinë, 12 gusht 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen dhjetë rekomandime për certifikimin e subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në Zgjedhjet Lokale 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se bëhet fjalë për dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, me gjithsej 64 kandidatë – pesë për kryetarë komunash dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.
Sipas Elezit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka përfunduar procesin e verifikimit ligjor në bashkëpunim me institucionet shtetërore kompetente, dhe ka përgatitur rekomandimet për certifikim. Vendimi final do të merret nga anëtarët e KQZ-së.
Afati për aplikim online dhe dorëzimin e listës së kandidatëve nisi më 26 qershor dhe përfundon më 13 gusht 2025. KQZ thekson se subjektet politike mund të vendosin vetë në cilat komuna do të garojnë dhe nëse do të konkurrojnë për kryetar komune, kuvend komunal apo për të dyja njëkohësisht.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante