Prishtinë, 11 gusht 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, me të cilin ka biseduar për formimin e institucioneve, pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Në qendër të takimit ishin zhvillimet më të fundit në vend dhe rajon, veçanërisht procesi i konstituimit të parlamentit, avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe fuqizimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim të thelluar me Qeverinë e Kancelarit Merz, duke e vlerësuar Gjermaninë si partner kyç në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në avancimin e rrugës euroatlantike”, theksoi Osmani, duke shtuar se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për integrimin e plotë ndërkombëtar, në veçanti për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, proces ky që sipas saj është thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, Osmani nënvizoi nevojën për një strategji të qartë, afate të përcaktuara dhe objektiva konkrete, duke theksuar se normalizimi nënkupton njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Kosovës.
Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar se një gjë e tillë do të kontribuonte ndjeshëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon dhe Evropë. Ajo po ashtu vuri në dukje domosdoshmërinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Gjermania mund të luajë në këtë proces.
Takimi u mbyll me konfirmimin nga të dyja palët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale në dobi të Kosovës dhe rajonit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj