Prishtinë, 11 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, deklaroi se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës vazhdojnë të përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.
Sipas tij, Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse, po intensifikon luftën propagandistike duke shpërndarë mesazhe të rreme kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Me miliona euro të shpenzuara për lobim dhe komunikim ndërkombëtar, kjo fushatë dezinformuese po bëhet gjithnjë e më agresive. Urat e bashkëpunimit nuk ndërtohen vetëm në sallë, por gjatë gjithë vitit,” theksoi Kurti.
Ai nënvizoi se Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar dhe të kundërshtojë çdo përpjekje që cenon pavarësinë dhe integritetin e saj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj