Prishtinë, 11 Gusht 2025
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ka folur për reformat thelbësore në këtë ministri, duke theksuar vendosjen e standardeve të reja të transparencës dhe të menaxhimit të përgjegjshëm financiar.
Sipas saj, çdo euro e buxhetit shpenzohet me plan të qartë, të argumentuar dhe me kontroll të plotë. Ajo shtoi se janë ulur shpenzimet dhe fondet janë riorientuar drejt prioriteteve strategjike dhe forcimit të llogaridhënies në çdo mision diplomatik. Kjo, sipas saj, ka mundësuar avancimin e diplomacisë ekonomike e publike, me mbështetje nga bizneset kosovare në tregjet e huaja, si dhe promovimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Në këtë kuadër, kemi organizuar javë të kulturës dhe aktivitete të ndryshme në vende të ndryshme të botës, duke prezantuar Kosovën si një shtet të ri, me trashëgimi të pasur kulturore dhe krijimtari bashkëkohore, plot energji të pashtershme,” tha Gërvalla.
Ajo vuri në dukje se, në kuadër të diplomacisë ndërkombëtare, gjatë këtyre viteve janë arritur edhe dy njohje të reja shtetërore, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe duke dëshmuar rezultate konkrete përmes koordinimit diplomatik.
“Gjithashtu kemi siguruar anëtarësimin e Kosovës në një numër të konsiderueshëm organizatash ndërkombëtare, duke zgjeruar hapësirën ku vendi ynë është i pranishëm dhe aktiv,” theksoi ajo.
Gërvalla foli edhe për konkursin e stafit diplomatik e konsullor, i cili, sipas saj, është zhvilluar mbi parimin e meritokracisë, ku përzgjedhja është bërë vetëm mbi bazën e aftësive, përvojës dhe integritetit profesional.
Ajo theksoi se shërbimet konsullore janë përmirësuar ndjeshëm, falë dixhitalizimit të procedurave dhe vendosjes së sistemit të takimeve të programuara, duke u mundësuar shtetasve të Kosovës marrjen e shërbimeve më shpejt dhe me transparencë më të madhe.
Në përfundim, Gërvalla e cilësoi mërgatën si një nga asetet më të çmuara të vendit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj