Rrugët e Beogradit prej muajsh nuk pushojnë – protestat janë bërë përditshmëri. Qytetarë, studentë, profesorë e pensionistë, çdo ditë kërkojnë ndryshime politike, drejtësi dhe përgjegjësi.
Shkak për tubimin e fundit ishte përkujtimi i viktimave të tragjedisë në Novi Sad, kur shembja e një strehe në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pjesëmarrësit e konsiderojnë këtë fatkeqësi si pasojë të korrupsionit sistematik, paaftësisë institucionale dhe ndikimit politik. Ecjet paqësore dhe bllokadat janë shndërruar në formë të rezistencës qytetare.
“Kam bërë një pankartë me mesazhin se një ditë, si popull, do ta shkatërrojmë korrupsionin në këtë vend”, tha një studente.
“Pres që të ndodhë drejtësia dhe secili të marrë atë që i takon. Vetëm ligji – kjo na duhet, dhe gjithçka do të jetë në rregull”, tha një student tjetër.
Protesta po mbahen anembanë Serbisë, me kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe lirimin e protestuesve të arrestuar. Qytetarët thonë se po luftojnë për një vend ku fëmijët e tyre do të dëshirojnë të jetojnë.
“Presim shpalljen e zgjedhjeve dhe të shohim më në fund largimin e këtij regjimi. Kjo është e gjitha. Askush nuk e duron më këtë gjendje”, tha një qytetare.
“Unë personalisht pres që ky regjim të bjerë – duhej të kishte rënë para gjashtë muajsh, por as tani nuk është vonë”, tha një qytetar.
“Duam zgjedhje, kjo është kryesorja. Pastaj, të dënohen të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad, të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të lirohen të gjithë studentët e arrestuar”, tha një qytetare tjetër.
Prej muajsh, atmosfera në Serbi është e tensionuar. Pavarësisht represionit, arrestimeve dhe përpjekjeve për frikësim, qytetarët mbeten të vendosur. Ata thonë se ndryshimet nuk vijnë brenda natës, prandaj mbeten në rrugë – sepse, sipas tyre, beteja për drejtësi është e përditshme dhe e përbashkët.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj