Prej disa ditësh, banorëve të komunitetit serb në veri të Kosovës u kanë mbërritur SMS në gjuhën cirilike, ku pretendohet se duhet të paguajnë një “gjobë për shkelje të rregullave të komunikacionit” përmes një linku. Në mesazh paralajmërohet se, nëse pagesa nuk kryhet, leja e vozitjes do të pezullohet.
Sipas MTS DOO në veri të Mitrovicës, këto mesazhe nuk janë dërguar nga kompania e tyre, por janë një formë mashtrimi “phishing” për të vjedhur të dhënat personale. Ata theksojnë se të dhënat e klientëve janë plotësisht të sigurta.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se një mesazh i tillë i ka mbërritur edhe nënkryetares së komunës, si dhe disa personaliteteve të tjera në pozita të larta.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante