Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidatët e saj për kryetarë në tri komuna në veri të vendit, duke nisur kështu fushatën për zgjedhjet lokale të parashikuara më 12 tetor.
Në Komunën e Leposaviqit, kandidati është kryetari aktual, Lulzim Hetemi, i cili, sipas VV-së, ka dëshmuar guxim dhe vendosmëri në menaxhimin e komunës, duke qenë pranë qytetarëve çdo ditë dhe duke e udhëhequr me integritet.
Për Komunën e Zubin Potokut, partia ka propozuar Vedat Mehmetin, kryesuesin e kuvendit komunal, i cili vlerësohet për vizionin e tij për zhvillimin e komunës përmes bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të ligjit.
Ndërsa për Komunën e Zveçanit, kandidon Fetah Peci, i përshkruar nga Vetëvendosje si zëri i bashkimit dhe zhvillimit, me përvojë dhe njohje të thellë të nevojave të banorëve lokalë, i vendosur për të thyer izolimin dhe për të hapur mundësi të reja.
Në prezantimin e kandidatëve morën pjesë kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm Alim Rama, koordinatori i qendrave dhe deputeti Salih Zyba, si dhe deputetët Armend Muja, Agim Bahtiri e Arjeta Fejza. Të pranishmit shprehën mbështetje të plotë dhe të parezervë për secilin prej kandidatëve.
Sipas komunikatës së VV-së, këta kandidatë paraqesin “garancinë se në veri do të vazhdohet ndërtimi i institucioneve funksionale, sjellja e investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe garantimi i një qeverisjeje që respekton ligjin e punon për të gjithë”.
Vetëvendosje e mbylli prezantimin me mesazhin se 12 tetori do të jetë një ditë vendimtare për të ardhmen e komunave veriore, duke e përshkruar fushatën si një përpjekje “bashkë përpara – për komunat tona, për qytetarët tanë, për të ardhmen tonë”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj