Prishtinë, 10 gusht 2025
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media, ka folur për një letër të vitit 2018 të cilën Lëvizja Vetëvendosje ia kishte dërguar presidentit të atëhershëm Hashim Thaqi, me kërkesë që mos ta emërojë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Llabanin.
Ajo thotë se asokohe kishin kërkuar nga kryetarja e atëhershme e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që të filloheshin procedurat për shkarkimin e Llabanit, por kërkesa ishte refuzuar me arsyetimin se përbënte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.
“Radomir Llaban dyshohet se është bashkëpunëtor i BIA-as”, tha Haxhiu. Sipas saj, Llaban ka bashkëpunim me terroristin Millan Radoiçiq. Haxhiu tha se, Radomir Llaban paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ajo kërkoi që të nis procedura për shkarkim të tij nga Gjykata Kushtetuese.
“Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e saj. Kohëve të fundit është arritur një sukses i madh i institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës, në dokumentimin e aktivitetit të spiunazhit e sabotazhit të Serbisë në Kosovë. Një përfundoi me dënim sepse vetë ai e pranoi fajësinë. Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Kosovë. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i Radomir Labanit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Radomir Llaban gjatë vitit 2006 ishte pjesë e doganave të Serbisë, zyrtar për Njësinë për Intelegjencë.
“Ai u përfshi në aktivitete kriminale dhe në korrupsion, me ç’rast ishte dënuar me 6 vite heqje lirie. Ky rast duhet të jetë momenti kur BIA e ka kompromentuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë. Enigmë e madhe mbetet edhe emërimi i tij, por edhe qëndrimi i tij në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Llaban ka raporte shumë të afërta me kryeteroristin Milan Radojçiq”, tha ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj