Prishtinë, 09 Gusht 2025
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit, duke propozuar Hysni Mehanin për këtë pozicion.
Lajmi u bë i ditur sot gjatë një takimi me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, Mehani konsiderohet si një figurë e afërt me qytetarët, i palodhur dhe me njohje të thellë të sfidave lokale.
“Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri – një drejtim që vë qytetarin në qendër të vëmendjes,” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.
Përveç Kurtit, në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Alim Rama, koordinatori i Qendrave, Salih Zyba, dhe deputetja Arjeta Fejza, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Mehanit.
Vetëvendosje premton një administratë transparente, investime në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore për zhvillimin e qëndrueshëm të Skenderajt.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj