Uashington, 8 gusht 2025
Pas gati katër dekadash konflikti, Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshje paqeje me ndërmjetësimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë dokumentin që i jep fund konfliktit shumëvjeçar dhe hap rrugët kryesore të transportit, duke i mundësuar Shteteve të Bashkuara të forcojnë ndikimin e tyre në rajon në kurriz të Rusisë.
Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori të madh tranziti me emrin “Rruga e Trumpit për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”, i cili do të lidhë Azerbajxhanin me enklavën e tij autonome Nakhçivan. Dy territoret ndahen nga një pjesë e territorit armen me gjerësi 32 kilometra – një çështje që për vite me radhë kishte bllokuar marrëveshjet e paqes.
Duke folur në ceremoninë e “Samitit të Paqes” me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Trump u ndal edhe te përpjekjet e tij të mëparshme për zgjidhjen e krizave globale. Ai përmendi konfliktet në Indi e Pakistan, Kongo e Ruandë, si dhe në Tajlandë e Kamboxhia, ndërsa veçoi rrezikun e shpërthimit të një konflikti në Kosovë.
“Në Serbi dhe në Kosovë ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente. Nuk na pëlqeu aspak, aspak. Shpëtuam shumë jetë atje”, tha Trump.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj