Prishtinë, 8 gusht 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, gjatë këtij takimi, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe për mesazhet e fuqishme mbi partneritetin me Kosovën.
Presidentja ka theksuar përkushtimin e saj të palëkundur për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Trump, me qëllim të thellimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe avancimit të objektivave të përbashkëta strategjike.
Po ashtu, në njoftim thuhet se Osmani e ka mirëpritur lajmin e komunikuar nga zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau, për vazhdimin e programit të MCC-së në Kosovë, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të sektorit të energjisë dhe për integrimin digjital të vendit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, përfshirë çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e pritshëm në këtë proces, si dhe për bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët.
Një ditë më parë, presidentja Osmani publikoi edhe letrën që kishte marrë nga presidenti amerikan Donald Trump, e datës 4 gusht 2025. Në këtë letër, Trump e falënderon Osmanin për ndihmën e jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve që nuk janë kosovarë.
“Kjo është një lëvizje që tregon përkushtimin e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Lidershipi juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit kosovar,” thuhet në letrën e presidentit Trump.
Sipas tij, respekti i ndërsjellë, vlerat e përbashkëta demokratike dhe vizioni për një të ardhme paqësore e të begatë janë shtyllat mbi të cilat mbështetet partneriteti midis Kosovës dhe SHBA-së.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj