Prishtinë, 8 gusht 2025
Qeveria e Kosovës ka mbajtur më 8 gusht një mbledhje elektronike, gjatë së cilës janë marrë tri vendime. Vendimi i parë ka të bëjë me miratimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësimin e pronave të paluajtshme që nevojiten për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut.
“Në mbledhje u miratua shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës me vetiniciativë për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik – Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu, Qeveria ka vendosur për përcaktimin e zonave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë dhe ka miratuar ndryshimin e statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A, bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve.
Në lidhje me këtë projekt, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet që po zhvillohen për kontratat e ndërtimit të urave nuk kanë të bëjnë me kundërshtimin e projektit, por me përmbushjen e detyrimeve ligjore.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se nuk është në kompetencën e saj të vlerësojë apo aprovojë projekte infrastrukturore. Roli i saj është të veprojë mbi bazën e ligjeve në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. Aktualisht, pesë prokurorë të angazhuar nga PS janë duke trajtuar afërsisht 2 mijë kontrata njëburimore”, thuhet në komunikatën e 10 korrikut 2025.
Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të konstatuar gjendjen faktike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
“Hetimet për kontratat e ndërtimit të urave në Mitrovicë nuk kanë të bëjnë me kundërshtimin e projektit, por janë në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të sigurohet një administrim i drejtë dhe ligjor i burimeve publike”, përfundon njoftimi.
Më 1 korrik 2025 është vënë guri themeltar për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Projekti po realizohet në bazë të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe atë të Jugut.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari