Sarajevë, 06 Gusht 2025
Filmi artistik me metrazh të gjatë “Burri i Shtëpisë” (“Man of the House”), me regji dhe skenar të Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në programin zyrtar të konkurrimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila gjithashtu ka mbështetur financiarisht këtë projekt kinematografik.
Filmi, me një kohëzgjatje prej 110 minutash, trajton historinë e Franit, një personazh kompleks, lindur si grua, por që për shkak të rrethanave zgjedh të jetojë si burrë, duke marrë rolin tradicional të “burrneshës”.
Në përpjekje për t’i ofruar dashurinë e munguar një mbese të vogël, Fran duhet të përballet me një vendim të dhimbshëm: të mbrojë identitetin e saj të ndërtuar me vite, apo të heqë dorë nga ai për t’u rilidhur me ndjenjat dhe rolin amësor.
“Burri i Shtëpisë” është një produksion i shtëpisë kinematografike “Lissus Media” dhe përfaqëson Shqipërinë në një prej festivaleve më prestigjioze të Ballkanit dhe Europës Juglindore.
Edicioni i 31-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë do të mbahet nga 15 deri më 22 gusht 2025. Në këtë edicion do të konkurrojnë 50 filma në kategori të ndryshme, mes të cilëve edhe 15 premiera botërore. Festivali do të çelet me filmin “The Pavilion” të regjisorit Dino Mustafic, ndërsa do të nderohen me çmime personalitete si Paolo Sorrentino, Willem Dafoe dhe Stellan Skarsgård.

Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Dorëshkrimet e Gustav Majerit, dëshmi për lashtësinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Katër kinema publike bashkohen në rrjetin “KinoRrjeta” për ta ruajtur kulturën e filmit në Kosovë
Filmi “DUA” prezantohet në Nju-Jork, Kosova synon çmimin Oscar
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli