Prishtinë, 05 Gusht 2025
Për tri ditë me radhë në Prishtinë është mbajtur “Sunny Hill Festival”. Ky festival është më shumë se thjesht argëtim; ai është kthyer në një lëvizje shoqërore që përfaqëson aspiratat e një kombi të tërë.
Festivali, i cili ka mbledhur pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera të Evropës e më gjerë, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Shumë prej tyre kanë shkruar për këtë ngjarje që tashmë është shndërruar në një imazh pozitiv të Republikës së Kosovës.
Media botërore si BBC, Vogue, The Guardian, Daily Mail e të tjera kanë pasqyruar festivalin në raportimet e tyre.
Kur “Sunny Hill” u lansua në vitin 2018, misioni i tij i parë ishte të korrigjonte një padrejtësi moderne hartografike.
Me dekret presidencial, yllit botëror Dua Lupa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ia dha shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Festivali “Sunny Hill” është një festival ndërkombëtar vjetor i muzikës që mbahet në Prishtinë, Kosovë, i organizuar e themeluar nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Ai është kthyer në festivalin më të madh të muzikës në Kosovë, rajon e më gjerë.

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit