Ankara, 07 Gusht 2025
Me origjinë nga Kosova, aktori Gökhan Tunaligil, së bashku me vëllain e tij Ayhan T. Krüezi dhe regjisorin Haktan Özkan, krijuan filmin e vitit 2021 “Fytyra të Fshehura, Bosnja” (Saklë Yüzler, Bosnja).
Filmi tregon historinë e dy vëllezërve që rriten në Kosovë gjatë luftës, ngjarjet që ndodhën gjatë asaj kohe dhe padrejtësitë që pasuan.
Tani, filmi i ri “Kosova në Errësirën e Diellit” pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, një film më i thellë dhe më kompleks që zbulon planet e pista të atyre që shpërfillin jetën e njerëzve, ekzistencën e shteteve dhe pavarësinë e tyre për interesat e tyre, shkruan Zeri.info.
Ashtu si filmi i parë, edhe në filmin e dytë luajnë aktorë që jetuan luftën dhe tani janë të rinjtë e sotëm. Në film luajnë gjithashtu Bora Sivri dhe Müge Ulusoy nga seriali televiziv “Lugina e Ujqërve”.
Filmi do të publikohet më 5 shtator 2025, në kinematë e Turqisë, e më pas edhe Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.
Ky film trajton edhe njërën nga ngjarjet më tronditëse dhe të ndjeshme të viteve të fundit në Kosovë, sulmin terrorist në Banjskë, të kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë