Prishtinë, 16 tetor 2026 09:35
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se procesi i furnizimit me sistemin Javelin është në fazën përfundimtare, ndërsa ka theksuar se afatet janë ndikuar nga kërkesat e mëdha për këto sisteme dhe angazhimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në disa fronte, përfshirë mbështetjen për Ukrainën.
Ai ka bërë të ditur se furnizimi me Javelin ishte premtuar edhe më herët, por rrethanat ndërkombëtare kanë ndikuar në shtyrjen e dorëzimit.
“Janë në procesin përfundimtar të arritjes, jemi në diskutim që të kemi edhe gjatë këtij viti një sasi”, ka deklaruar Maqedonci, duke shtuar se vonesat duhet të shihen në kontekstin e kërkesave të mëdha ndërkombëtare për këto sisteme ushtarake.
Ministri ka theksuar se FSK-ja tashmë disponon tri lloje të tjera të sistemeve antitank, përfshirë një sistem të ngjashëm me Javelin, një sistem të blerë nga Gjermania dhe një tjetër nga Turqia.
Sipas tij, këto kapacitete përbëjnë një pjesë të rëndësishme të armatimit të FSK-së, ndërsa ardhja e Javelinëve pritet të shtojë më tej mundësitë mbrojtëse të vendit.
Maqedonci ka folur edhe për planet e Kosovës për blerjen e helikopterëve amerikanë “Black Hawk”, duke bërë të ditur se institucionet po vazhdojnë procedurat dhe përgatitjet e nevojshme, përfshirë ndërtimin e hangarëve.

Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?